Sonte në Cirih të Zvicrës do të mbahet ceremonia e përvjetshme për Topin e artë, ku do të marrin pjesë të gjithë yjet e futbollit botëror, duke përfshirë këtu futbollistë, trajnerë, presidentët e klubeve si dhe personalitete të rëndësishëm të futbollit.
Saktësisht në ora 19:30 do të fillojë mbrëmja gala, ku pritet që protagonist të kësaj mbrëmje të jenë sërish dy futbollistët e kampionatit spanjoll Messi dhe Ronaldo.
Nëse Messi do ta fitojë sërish Topin e artë, atëherë ky do të ishte një rekord i ri i argjentinasit, i cili do të bëhej futbollisti i vetëm në botë që fiton këtë titull katër herë me radhë.
Në garë për Topin e artë, është edhe mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta.
Ndërsa sa i përket garës për trajnerë, përsëri pretendentët vijnë nga Spanja. Del Bosque, Guardiola dhe Murinjo janë emrat e nominuar për këtë çmim, por siç ka paralajmëruar edhe më pare, portugezi Murinjo nuk do të jetë prezent në këtë ngjarje për shkaqe personale.