Të mërkurën në Parlament, në Komisionin për Çështje të Emërimeve dhe Zgjedhjeve do të miratohet vendimi për të zvogëluar pagat e deputetëve opozitarë të cilët pas ngjarjeve të 24 dhjetorit bojkotojnë punën e këtij organi ligj-vënës.
Sipas ligjit, gjegjësisht sipas nenit 26 të Ligjit të Deputetëve, deputetët të cilët bojkotojnë punën e Kuvendit do të marrin para sa një e treta e muajit paraprak.
Deputetët e LSDM-së dhe të RDK-së të cilët bojkotojnë punën e Kuvendit do të marrin pagë për 1/3 më të vogël se deri më tani. Kështu, nëse rroga e deputetit është rreth 1000 euro, ata do të marrin rreth 700 euro në muaj.
Deri tani nga RDK dhe LSDM nuk kanë menduar që të tërheqin mandatet e tyre. /Portalb