Site icon PORTALB

Lionel Messi u kthehet stërvitjeve me skuadrën e Barcelonës

Lionel Mesi ka shënuar dy gola për Barcelonën

Lionel Mesi ka shënuar dy gola për Barcelonën

Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi iu kthye sot stërvitjeve me skuadrën e Barcelonës pasi vendosi të qëndrojë në klub edhe një sezon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi i Barcelonës publikoi një video në Twitter me mbishkrimin: “Leo Messi fillon stërvitjet para-sezonale”.

Messi të premten njoftoi se kishte zgjedhur të qëndronte në Barcelonë për këtë sezon pas një mosmarrëveshjeje me kontratën me palën spanjolle.

Më 25 gusht, lojtari 33-vjeçar vendosi të largohet nga ekipi në një transferim falas dhe mungoi në seancat stërvitore të javës së kaluar.

Ai rinovoi marrëveshjen e tij me Barcelonën në vitin 2017 dhe marrëveshja e tij është paraparë të përfundojë më 30 qershor 2021.

Exit mobile version