Sa minuta ju duhet për zierjen perfekte të vezës
Zierja, është mënyra më e mirë e gatimit të një veze. Kjo metodë ruan shijen e plotë të vezës, por edhe garanton cilësinë e paprekur të proteinës, vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, shkruan Agroweb.org.
Dashamirësit e vezës së zier, janë gjithnjë të ndarë për minutazhin e duhur që ofron një zierje të mirë të saj.
Ka njerëz që e duan vezën e zier të lëngshme. Ka të tjerë që e duan vezën të zier fort.
Cila Është Koha E Duhur Për Zierjen Perfekte të Vezës?
Përpara se të lexoni më poshtë artikullin e AgroWeb.org, ajo që duhet të dini është se koha e duhur e zierjes varet tërësisht nga preferencat tuaja dhe përdorimi i vezës së zier.
Për shembull, veza e zier fort mund të përdoret në sallata.
Veza e zier pak është perfekte për t’u ngrënë me një fetë buke të thekur në mëngjes.
Së pari duhet të vendosni një tenxhere të vogël të mbushur me ujë në zjarr.
Pasi uji të valojë, uleni temperaturën dhe vendosini vezët me kujdes në ujë duke u siguruar që ato janë të mbuluara plotësisht.
Më pas rriteni temperaturën dhe lëreni ujin të valojë.
Uji nuk duhet të bulëzojë shumë sepse rrezikon të krisë lëvozhgën e vezës.
- 7 minuta për një vezë me të bardhë të fortë e të verdhë të lëngshme.
- 8 minuta për një vezë me të bardhë të fortë e të verdhë të butë e të qullët.
- 10 minuta për një vezë të zier mirë por brendësia e të verdhës është pak e butë.
- 12-13 minuta për vezë të zier fort.
Këto afate kohore janë të përshtatshme për vezë të mëdha.
Vezët e vogla ose ato të fshatit mund të zjehen më shpejt.
Pas zierjes, vezët duhet t’i fusni në një enë tjetër me ujë të ftohtë, mundësisht të akullt, që të pengojë gatimin e mëtejshëm të vezës si pasojë e nxehtësisë.
Zierje Në Furrë
Vezët mund t’i zieni edhe në furrë, pa pasur nevojë fare për ujë.
Ndizeni furrën në 180°C dhe më pas futeni vezën në një tavë pjekjeje me kupa.
Për vezë me të verdhën e qullët, piqeni atë për 22 minuta.
Nëse ju pëlqen veza e zier fort, piqeni atë për 30 minuta.
Pas pjekjes futini sërish në ujë të ftohtë