Site icon PORTALB

Prej sot nga 300 euro për çdo fëmijë në Gjermani

Bundestagu gjerman, Ansgar Scheffold, Unsplash

Prej sot ka filluar pagesa prej 300 euro për çdo fëmijë në Gjermani. Kjo është vetëm një nga masat e pakos shpëtimtare e dakorduar në qershor për përballje me pandeminë. Pothuajse 18 milionë fëmijë do të marrin shtesë prej 300 euro, shkruan Mia.mk.

Shtesa është pjesë e pakos së madhe të përballjes me krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Bëhet fjalë për 300 euro me çka 200 euro do të paguhen në shtator, ndërsa 100 eurot e tjera në tetor.

Kërkesa për pranimin e parave nuk dorëzohen, pagesa është në mënyrë automatike. Parakushti i vetëm për marrjen e shumës është të shfrytëzohet shtesa fëmijërore të paktën një muaj këtë vit- ose bonus prej 300 euro do të marrin prindërit fëmijët e të cilëve do të lindin deri në fund të vitit.

Exit mobile version