Site icon PORTALB

Varhelji dhe Palmer kanë biseduar për pajtimin mes Serbisë dhe Kosovës

Oliver Varhejl

Oliver Varhejl

Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji ka njoftuar se sot ka biseduar me komisarin e lartë amerikan, Metju Palmer në Berlin për zhvillimin ekonomik dhe pajtimin mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan Mia.mk.

Varheji ka thënë se kanë diskutuar me Palmerin, përfaqësues special i sekretarit shtetëror amerikan për Ballkanin Perëndimor për “efektin e ndërsjellë të marrëveshjeve të nënshkruara në Uashington dhe punën e BE-së” në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Kemi shqyrtuar se si të punojmë në implementimin me qëllim avancimin e zhvillimit ekonomik dhe pajtimin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar VarhejiTwitter.

Exit mobile version