Site icon PORTALB

Ishulli Sardenja i Italisë bëhet pika e re e shpërthimit të COVID-19

Zona bregdetare Costa Smeralda në Itali, njihet si vendi më i frekuentuar nga të famshmit dhe të pasurit, përgjatë ishullit të Sardenjës, transmeton KlanKosova.

Në këtë pikë të nxehtë turistike është përhapur edhe koronavirusi, atje janë shfaqur rreth 800 raste me COVID-19.

Javën e kaluar zona fitoi më shumë publicitet pasi ish-kryeministri Silvio Berlusconi doli pozitiv për koronavirus pasi u kthye nga vila e tij në Costa Smeralda.

Costa Smeralda është vendi më i shtrenjtë në Evropë. Çmimet e shtëpive arrijnë deri në 300,000 euro (392,200 dollarë) për metër katror.

Exit mobile version