Site icon PORTALB

U nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë (MARRËVESHJA)

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshje që nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje ndaras me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj ceremonie i pranishëm ka qenë presidenti amerikan, Donald Trump, i cili është bërë dorëzan i ujdive të nënshkruara nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

EN raportoi që Serbia dhe Kosova bien dakord ta vazhdojnë normalizimin ekonomik duke rënë dakord se:

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

Njoftimi i së enjtes në mbrëmje i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcaktoi se çfarë do të nënshkruhet dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.

Exit mobile version