Site icon PORTALB

FFM me protokoll të ri për prani më të madhe të gazetarëve në ndeshjet sportive

Duel nga ndeshja Shkupi - Shkëndija

Duel nga ndeshja Shkupi - Shkëndija

Me kërkesë të Seksionit të gazetarëve të sportit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) për të siguruar praninë e të gjithë gazetarëve në ndeshjet sportive, Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) iu drejtua SHGM-së duke informuar se tashmë është përgatitur një protokoll i ri.

Për SHGM-në, në një letër zyrtare, Sekretari i Përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski, informoi se: “për shkak të faktit se protokolli është një dokument i cili mund të ndryshohet dhe duhet t’i përshtatet situatës reale në fushë dhe infrastrukturës që kemi në dispozicion të stadiumeve në tërë vendin, FFM përgatiti version të ri të protokollit, i cili tashmë është dorëzuar për aprovim në Komisionin e Sëmundjeve Infektive.” FFM gjithashtu informon se numri i gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve është rritur dhe nëse protokolli miratohet nga Komisioni atëherë ai do të hyjë në fuqi menjëherë për të gjitha klubet dhe do të publikohet në ueb faqen e internetit të Federatës.

Seksioni i gazetarëve të sportit në gusht iu drejtua FFM-së dhe Komisionit për Sëmundje Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë pasi SHGM-ja pranoi ankesa nga gazetarët dhe fotoreporterët se nuk u lejohej të raportonin nga stadiumet gjatë ndeshjeve sportive.

SHGM edhe më tutje do të vazhdojë të monitorojë organizimin e të gjitha ndeshjeve sportive në vend dhe do të intervenojë nëse pengohet puna e gazetarëve. Në të njëjtën kohë do të insistohet që organizatorët të marrin masa për punë të sigurt për gazetarët në aspekt të pandemisë, në mënyrë që të mund të garantojnë shëndetin e punonjësve mediatik.

Exit mobile version