Site icon PORTALB

Kosovë: Tri viktima dhe 119 raste të reja me koronavirus

Korona virus, Photo: Pexels

Në Kosovë u konfirmuan të premten edhe 119 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 474 mostrave, njofton REL.

Instituti po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të vdekjes me koronavirus dhe 187 pacientë të shëruar.

Me shifrat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë shkon në 13,910.

Prej tyre, 551 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 10,300 janë shëruar.

Aktive mbeten edhe 3,059 raste.

Exit mobile version