Site icon PORTALB

RMV, 3 persona me KOVID-19 ndërruan jetë – 109 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 109 raste të reja me KOVID-19, 89 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 3 persona kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në  14.871, të shëruarve në 12.054, të vdekurve në 609, ndërkaq për momentin ka 2.208 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një pacient 64-vjeçar nga Kërçova, një 61-vjeçar nga Shkupi dhe një 70-vjeçar nga Makedonski Brod. Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.486 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 154.948 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version