Site icon PORTALB

Hoti: Nesër do të shihni marrëveshje

Aleksandar Vuçiq - Avdullah Hoti

Aleksandar Vuçiq - Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë pas takimit me presidentin e Serbisë në Washington, se janë bërë hapa të mëdhenj para drejt një marrëveshjeje, transmeton Koha.net.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por ka shtuar se nesër, pritet të ketë nënshkrim të asaj që sot janë dakorduar.

“Mund të them një gjë. Marrëveshje të papranueshme për Kosovën asnjëherë s’kanë ardhur dhe s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres të madh në bashkëpunimin ekonomik dhe jemi një hap më afër përmbylljes së çështjes. Për çdo gjë që flasim me Serbinë është njohja. Sot kemi bërë hap të madh drejt përafrimit. As nuk është shtruar e as s’do të shtrohet ndonjëherë (çështja e kufijve). Jemi brenda parimeve si qeveri. Nesër do të shihni marrëveshje. Kështu është dakordimi. Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale me Serbinë”, ka thënë Hoti.

Exit mobile version