Site icon PORTALB

Serbi, 106 punonjës shëndetësorë të prekur me COVID-19

Korona virus, Photo: Pexels

Në Serbi momentalisht 106 punonjës shëndetësorë janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), prej të cilëve 5 janë në kurim spitalor, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu, ministri u tha gazetarëve se me koronavirus janë prekur edhe 108 përdorues të shërbimeve sociale dhe 46 të punësuar në këto institucione sociale.

Lonçar falënderoi punonjësit shëndetësorë për atë që bëjnë në luftën kundër COVID-19.

Exit mobile version