Aktori Flamur Aljiji: Në jetë gjithçka është e mundur kur ke motivim dhe energji

Flamur Aljiji, aktori nga fshati Tearcë i rrethinës së Tetovës, ka jetuar dhe vepruar në Gjermani që nga mosha 11 vjeçe, ku edhe ka kryer shkollën e aktrimit. Sipas tij, aktrimi është një profesion i vështirë por, në jetë gjithçka është e mundur kur ke motivimin dhe energjinë. Ai ka qenë pjesë e filmave të ndryshëm të llojit aksion dhe komedi në Gjermani, njofton Portalb.mk.

Flamur Aljiji- Aktor

Pse pikërisht në Gjermani keni vendosur të zhvilloni karrierën tuaj dhe sa e vështirë ka qenë kjo për ju?
Në Gjermani kam shkuar prej moshës 11 vjeçe. Jam rritur dhe kam vepruar atje, po ashtu edhe shkollën e aktrimit e kam kryer atje. Ka qenë e vështirë sepse profesioni  i aktrimit është një profesion i rëndë. Por, gjithçka është e mundur në jetë kur ke motivimin, disiplinën dhe energjinë.

Flamur Aljiji- Aktor

Në çfarë lloji të filmave luani kryesisht ju?
Nëpër filmat që kam luajtur unë, kam pasur më shumë rolet luftarake ose komedi, sepse edhe vet i preferojë më shumë këto role.

A do ja kishit sugjeruar të rinjve këtë profesion?
Po me gjithë qejf do ja kisha sugjeruar të rinjve. Por, së pari duhet ta ndjesh vetë si profesion dhe ta kesh atë  motivin brenda vetes. Këtë punë duhet ta duash me zemër.

Flamur Aljiji – Aktor

Për krejt ata që se dinë dhe do ju kishte interesuar, aktrimi a është një profesion me të ardhura të larta?
Sipas mendimit tim, Po. Sepse aktrimi është një profesion shumë i veçantë, Edhe të ardhura ka por, normalisht gjithçka pritet nga vetë aktori, varësisht sa i përkushtohesh profesionit dhe sa do dish ti luash rolet. Një aktor vet duhet të kujdeset për veten dhe duhet ta di se çfarë plane ka për të ardhmen.

Flamur Aljiji – Aktor

Me çfarë mesazhi do e kishit përmbyll këtë intervistë?
Kur e kemi shëndetin i kemi të gjitha. Ne të gjithë jemi njerëz, nuk na dallon asgjë tjetër përveç profesionit.

 

Aktori thotë se do të vijë me një film të realizuar në qytetin e Tetovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button