Qeveria premtoi zhvillim të RTM-së në mandatin e ri, a do ta lejojë këtë përbërja e kuvendit?
Përzgjedhja e përbërjes së re të Këshillit programor të Radio-Televizionit të Maqedonisë (RTM) është një nga pikat kryesore, në Kuvendin e RMV-së, që do të tregojnë nëse qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE kanë arritur të ndërtojnë konsensus lidhur me çështjet e rëndësishme shoqërore në mandatin e ri katërvjeçar të kuvendit, raporton MO, përcjell Portalb.mk.
Mandati i anëtarëve aktualë të Këshillit programor të RTM-së ka skaduar në dhjetor të vitit 2019, me ç’rast me nenin 43 të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (LSHMAA) në fund të vitit 2018 këtë mandat ua ka vazhduar deri në zgjedhje të përbërjes së re nga Kuvendit të RMV-së, procedurë e cila ka ngecur në përbërjen paraprake parlamentare të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe kryetari i tij i mëparshëm, Ilija Dimovski.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në përbërjen e re parlamentare arriti të sigurojë shumicë në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ndërsa në krye të saj erdhi deputeti Kosta Kostadinov nga LSDM. Kjo do të thotë që koalicioni qeveritar nuk do të ketë probleme të sjellë vendim vallë do të shpall konkurs të ri për paraqitje të anëtarëve të Këshillit programor të RTM-së apo do ta përfundojë zgjedhjen e organit më të lartë të servisit publik radiodifuziv pas atij të vjetrit, që mbeti i bllokuar në Kuvend më tepër se një vit e gjysmë.
Megjithatë edhe nëse Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve përfundimisht e kreu obligimin e vet në pjesën e përzgjedhjes së përbërjes së re të Këshillit programor, dilema kryesore vallë do të ndryshohet udhëheqësia aktuale e RTM-së qëndron në nenin 32 të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit që janë miratuar në vitin 2018:
“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i emëron anëtarët e Këshillit Programor të RTM-së me dy të tretën e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, me ç’rast duhet të ketë shumicë votash të numrit të përgjithshëm të deputetëve që u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë”.
Me shumicën e brishtë parlamentare prej 62 deputetëve të koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM, BDI dhe PDSH, e sigurt është që zgjedhja e anëtarëve të ri të Këshillit programor të RTM-së nuk mund të realizohet. Partner i vetëm me të cilin pushteti mund të themelojë dy të tretën e shumicës për këtë çështje është VMRO-DPME dhe koalicioni i tyre, ashtu që pyetja e vërtetë është nëse pushteti dhe opozita do të arrijnë marrëveshje për përbërjen e organit më të lartë udhëheqës të servisit publik, në interes të zhvillimit të vet dhe të opinionit në vend.
dakord për përbërjen e organit më të lartë qeverisës të shërbimit publik, në interes të zhvillimit të tij. dhe publiku në vend.
Kundrejt kësaj, qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev në Programin e Punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 2020-2024 premton se në katër vitet e ardhshme do të përqendrohet në zhvillimin e Radios dhe Televizionit Kombëtar si radiodifuzer të vërtetë publik që është në hap me kohën, që informon në kohë dhe në mënyrë të saktë, e mbron publikun nga dezinformatat dhe ndërton raportim profesional dhe cilësor.
Tani për tani, mbetet e paqartë nëse një angazhim i tillë qeveritar së pari do të rezultojë me ndryshime në menaxhimin aktual të MRT, ose nëse qeveria do të fillojë reformat në shërbimin e radiodifuziv publik me organet aktuale të MRT duke rritur fondet që do të ndahen për të. Gjegjësisht, ligji përcakton që RTM, duke filluar nga 2021, do të marrë 1 % nga shuma totale e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.