Site icon PORTALB

Ministria e Kulturës: Është tejkaluar problemi i pagave në kulturë

Takim në Ministrinë e Kulturës

Ministria e Kulturës informoi sot se, pas takimit që realizoi me Sindikatën e Arsimit Shkencës dhe Kulturës dhe Sindikatën e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, është zgjidhur problemi i pagave të punonjësve të kulturës, të cilët kanë pasur vonesa muajve të fundit, njofton Portalb.mk.

“Partnerët socialë, Ministria e Kulturës dhe sindikatat e kulturës, SASHK dhe SKRM zhvilluan sot një takim pune në të cilën u diskutua për tejkalimin e problemeve në zbatimin e Marrëveshjes Kolektive  në pjesën për pagat në fushën e kulturës për muajin korrik. Në takim u konkludua se arsyet për problemet për shkak të të cilave pagat për muajin korrik janë vonuar, janë tejkaluar dhe se pagesa e pagave fillon menjëherë për ato institucione që janë të gatshme. Pjesa tjetër do të marrë pagat e tyre në faza pas harmonizimit të sistematizimeve në institucione”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ministrja e Kulturës Stefoska u bëri thirrje atyre institucioneve që nuk kanë miratuar sistematizime të reja në përputhje me Marrëveshjen e re Kolektive, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në këtë mënyrë të fillojnë të paguajnë pagat, dhe kështu të fillojnë ta zbatojnë plotësisht Marrëveshjen kolektive që hyri në fuqi në janar të vitit 2020.

Exit mobile version