Site icon PORTALB

Një 76-vjeçar nga Gostivari me KOVID-19 ndërroi jetë, 115 raste të reja në RMV

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së RMV-së informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 115 raste të reja me KOVID-19, 368 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 1 person ka ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 14.455, të shëruarve në 11.525, të vdekurve në 604, a për momentin ka 2.326 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në kushte spitalore ka ndërruar jetë një 76-vjeçar nga Gostivari”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.665 teste, ndërkaq prej fillimit të pandemisë janë bërë 149.934 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version