Site icon PORTALB

RMV, Në vendkalimin kufitar Qafëthanë automjetet presin rreth 30 minuta

Pika kufitare në Qafë-Thanë

Pika kufitare në Qafë Thanë

Në vendkalimin kufitar Qafëthanë pasdite kishte frekuencë të rritur të automjeteve, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, siç kumtoi LAMM, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, transmeton MIA.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohen nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Exit mobile version