Site icon PORTALB

“Shqipja” në autobusët urban, vetëm me pagesë

Ndryshe, nga prokuroria thonë se deri tani, askush nuk ka ngritur padi ndaj drejtorit Nikollov. Në rast të konkretizimit të padisë, e cila mund të ngrihet edhe nga qytetari i thjeshtë, ai do të ndiqet penalisht

Ndryshe, nga prokuroria thonë se deri tani, askush nuk ka ngritur padi ndaj drejtorit Nikollov. Në rast të konkretizimit të padisë, e cila mund të ngrihet edhe nga qytetari i thjeshtë, ai do të ndiqet penalisht

Arsyetimet e drejtorit të NTP-së se shkaktar për mospërdorimin e gjuhës shqipe në autobusët urban është softueri, bien në ujë.

Gjuha shqipe mund të përdoret në autobusët e ndërmarrjes, por vetëm nëse paguani me para. Fenomenin më së miri e ilustron edhe festimi i ditëlindjes së një 9 vjeçari shqiptarë nga Shkupi para 6 muajve në një autobus dykatësh të kësaj ndërmarrjeje i cili gjatë kohës për sa ishte edhe i paguar që ti shëtis fëmijët nëpër qytet, në tabelat elektronike, gjegjësisht softueri i tij shkruante edhe shqip. 

Ndërkohë, gjuha shqipe dje u anashkalua sërish gjatë prezantimit të autobusëve të rinj të Ndërmarrjes së Transportit Publik, madje edhe në sy të kryeministrit Gruevski. Në autobusët e rinj, asnjë shenjë orientuese nuk ekziston në gjuhën shqipe. Drejtori i NTP-së Misho Nikollov vazhdon të arsyetohet se faji për mos përdorimin e gjuhës shqipe në autobusët e tij është softueri, dhe jo udhëheqësia apo ai si udhëheqës i i kësaj ndërmarrjeje.

“Për momentin NTP-Shkup po shqyrton mundësitë, na nevojiten ndryshime të softuerit, nuk mund të precizojë saktë se deri kur do të ndryshojë i njëjti, por së shpejti do të kemi ndryshime në këtë sferë dhe në autobusët tanë informatat do të jenë edhe në gjuhën shqipe, gjithashtu për momentin po punojmë edhe në vendosjen e stacioneve të reja të autobusëve, është firmosur marrëveshje, po punohet në tabelën që do të qëndrojë në çdo stacion autobusi dhe në të do të ketë informata për linjat e autobusit të NTP-së dhe të njejtat do të shkruhen edhe në shqip, d.m.th do të respektohet ligji”, deklaroi kohë më parë  Misho Nikollov, drejtor i NTP-së Shkup.

Megjithatë, për mosrespektim të dispozitave ligjore në fuqi personat zyrtarë mund të dënohen mund të dënohet deri në 5 vjet burg edhe atë në bazë të nenit 138 të Kodit penal i cili thotë:

Paragrafi 1 – ai që do t’ia marrë ose kufizojë qytetarëve të drejtën e garantuar me kushtetutë, ligj, apo marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare për përdorimin e gjuhës dhe shkrimin, do të dënohet nga 3 muaj deri në 3 vjet burg. 

Paragrafi 2 – Nëse vepra e paragrafit 1 kryhet nga personi me detyrë zyrtare, ai do të dënohet me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet.

Ndryshe, nga prokuroria thonë se deri tani, askush nuk ka ngritur padi ndaj drejtorit Nikollov. Në rast të konkretizimit të padisë, e cila mund të ngrihet edhe nga qytetari i thjeshtë, ai do të ndiqet penalisht. /alsat-m/portalb/

Exit mobile version