Me aq shumë produkte sa ekzistojnë, është normale të jeni të paqarta për radhën e vendosjes së tyre në fytyrë, shkruan Class.
Në kohën që jetojmë rutina e kujdesit të lëkurës nuk ka të bëjë më vetëm me pastrimin, tonifikimin dhe hidratimin. Nëse e pyesni veten a po i aplikoni siç duhet produktet në lëkurën tuaj, ne jemi këtu për t’ju ardhur në ndihmë.
“Rendi dhe hapat varen nga lloji i lëkurës suaj, kjo është arsyeja pse kur lexoni bloge dhe artikuj në internet, duhet të keni parasysh që personi që shkruan mund të ketë nevoja krejtësisht të ndryshme nga ju”, shpjegon Ksenia Selivanova, bashkëthemeluese e konsulencës për lëkurën Lion/ne.
“Për shembull, lëkura e thatë dhe reaktive nuk ka nevojë për tonik dhe vajrat nuk janë të përshtatshëm për çdo lëkurë. Kini parasysh këtë rend kur aplikoni produktet në fytyrë: produkte më të hollë me bazë uji, të ndjekura nga produkte më të trashë me bazë vaji dhe gjithmonë duke përfunduar me SPF gjatë ditës.”
Më poshtë do të gjeni një orientim mbi radhën e aplikimit të produkteve të kujdesit për lëkurën siç këshillohen nga ekspertët.
Rutina gjatës ditës (radha e vendosjes së produkteve):
Pastrues
Tonik
Serum
Hidratant/ Vajra
Kremi i diellit
Rutina e darkës (radha e vendosjes së produkteve):
Pastrues
Maskë fytyre (opsionale)
Tonik
Retinol
Serum
Hidratant/ Vajra