Rastet globale me koronavirus kanë tejkaluar 25 milionë të dielën, sipas një sondazhi të Reutersit, ndërsa India ka shënuar numrin rekord në botë me rastet ditore të infektimit me Covid-19.
Të dhënat po tregojnë rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve, ndërsa epiqendra tani është duke lëvizur nga SHBA dhe Amerika latine, në Indi.
Numri zyrtar i rasteve me koronavirus tani është se paku pesë herë më i lartë se sa sëmundjet e gripit të rëndë të regjistruara për një vit, sipas OBSH-së.
Përreth botës, janë regjistruar më shumë se 840,000 vdekje, që konsiderohet tregues me vonesë për shkak të periudhës dy javore që i duhet virusit për t’u inkubuar. Kjo shifër ka tejkaluar numrin prej 650,000 vdekjeve në vit nga gripi, transmeton KOHA.
Sidoqoftë shpejtësia e rritjes së rasteve të reja në botë është ngadalësuar pakës. Për tre javë, rastet janë ngritur nga 5 milion në 25 milion. Shkalla e rasteve të reja është ngadalësuar në afro 1.2% në gusht, krahasuar me 1.75 në korrik, 1.8% në qershor, 2.15 në maj, 4.6% në prill dhe 7.7% në mars.