Site icon PORTALB

LSDM- Zgjidhja është në Qeverinë teknike

Përveç parakushteve bazike për pastrimin e listave zgjedhore dhe rregullativës zgjedhore me rekomandime të kyçura të OSBE/ODIHR-së tani logjikisht shtrohet pyetja kush do t’i organizojë zgjedhjet

Përveç parakushteve bazike për pastrimin e listave zgjedhore dhe rregullativës zgjedhore me rekomandime të kyçura të OSBE/ODIHR-së tani logjikisht shtrohet pyetja kush do t’i organizojë zgjedhjet

Në LSDM theksojnë se thellimi i krizës politike mund të evitohet me formimin e një forme tjetër të Qeverisë, mandati i vetëm i të cilit do të sihte organizimi i zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike.

“Përveç parakushteve bazike për pastrimin e listave zgjedhore dhe rregullativës zgjedhore me rekomandime të kyçura të OSBE/ODIHR-së tani logjikisht shtrohet pyetja kush do t’i organizojë zgjedhjet. Nëse ky regjim tregon se mund të rrahin për buxhetin, të rrah për para, atëherë pse do të përmbahej në përdorimin e forcës edhe gjatë zgjedhjeve”, pyet Emilian Stankoviq nga LSDM, transmeton REL.

Sipas tij, thellimi i krizës politike mund të evitohet me formimin e një forme tjetër të Qeverisë.

“Pavarësisht se si do të quhej ajo, teknike, eksperte, koncentracione, në të cilin LSDM fare nuk është e interesuar të marrë pjesë, mandati i vetëm i të cilit do të ishte organizimi i zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike”.

Stankoviq shton se megjithatë, ajo që zyrtarët shtetëror tentojnë të fshehin të vërtetën dhe të marrin përgjegjësi për “të hënën e zymtë” dhe të krijojnë pasqyrë të rrejshme për atë që ndodhi në Maqedoni, do të thotë se opozita është shumë afër bojkotit të zgjedhjeve.

Në pyetjen nëse do të pranonin nismë eventuale për takim liderësh që do të vinte nga jashtë, nga LSDM paraprakishtë u përgjigjën se momentalisht për këtë fare nuk bëhet fjalë.

Vendimi i LSDM-së që të mos marrë pjesë në zgjedhje është logjik, në kontekst të situatës e cila ngjau në Kuvend, thekson profesori Zdravko Savevski. Posa u shkel demokracia, është normale të mendohet se zgjedhjet lokale do të jenë të parregullta, shton Savevski.

Por, qëndrimi i LSDM-së për bojkot të zgjedhjeve nuk guxon të jetë përfundimtar, për këtë rol të madh mund të luaj bashkësia ndërkombëtare, thekson ai.

“Nëse sigurohet monitorim i përforcuar ndërkombëtar i zgjedhjeve dhe nëse të dyja palët edhe Qeveria edhe opozita e pranojnë atë monitorim të fuqishëm ndërkombëtar dhe vlerësimet e tyre për rregullshmëri, atëherë mendoj se edhe opozita mund të dalë në ato zgjedhje”.

Duhet sa më shpejtë të ulen Qeveria dhe opozita në tryezë dhe të bisedojnë, por për këtë nevojitet faktori i jashtëm, thekson Naser Zyberi.

“Kush do t’ju bëj presion të dyja palëve, i cili në një mënyrë do t’i detyrojë të ulen në tryezë dhe të pranojnë disa rregulla të lojës. Por e gjithë kjo nuk do të kontribuojë deri në vazhdimin e funksionimit të Kuvendit dhe të vetmën rrugëdalje e shoh në krijimin e Qeverisë teknike e cila do t’i përgatiste reformat në sferën e legjislaturës zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme”.

Për daljen nga situata në të cilën gjendet vendi nevojitet vetëm vullnet i mirë i partive “të acaruara”, thekson Lupço Bubo Karo nga K-15 në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë. /portalb/

Exit mobile version