Site icon PORTALB

Berlin, protesta kundër masave shtrënguese të pandemisë

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në protestën në Berlin kundër masave kufizuese të pandemisë së koronavirusit pasi një gjykatë rrëzoi ndalimin e lëshuar nga autoritetet në kryeqytetin gjerman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet rajonale të Berlinit tentuan të ndalojnë protestën duke u thirrur në tubimet e mëparshme të këti muaji ku nuk janë respektuar rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virsuit.

Organizatorët e protestës apeluan vendimin dhe ia arritën qëllimit duke e anuluar atë.

Qeveria gjermane ka lehtësuar masat restriktive që nga fundi i prillit, por rregullat e distancës sociale mbeten në fuqi, si dhe mbajtja e maskës në trasportin publik dhe në dyqane.

Lufta e Gjermanisë kundër koronavirusit konsiderohet relativisht e suksesshme.

Exit mobile version