Site icon PORTALB

RMV, 6 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë – 131 raste të reja

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë informon që në 24 orët e fundit 6 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 131 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 81 janë shëruar. Me këtë, numri I përgjithshëm i rasteve ka arritur në 14.163, prej të cilëve 10.933 janë shëruar, 590 kanë vdekur, ndërkaq 2.640 të tjerë vazhdojnë ta kenë aktiv virusin, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një pacient 56-vjeçar nga Ohri, dy pacientë nga Shkupi 63 vjeç dhe 80 vjeç, dy nga Prilepi 78 vjeç dhe 54 vjeç dhe një pacient nga Shtipi 82-vjeçar”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë  1.297 testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 147.002 testime për KOVID-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version