Site icon PORTALB

Komuna e Strugës do të lirohet nga “Proaqua”

Komuna e Strugës do të lirohet nga "Proaqua"

Komuna e Strugës

Këshilli komunal i Strugës në seancën e tij të fundit nuk mori parasysh kërkesën e Komunës për dhënien e pëlqimit për shitjen e parcelës ku janë të vendosura zyrat e Ndërrmarrjes Ndërkomunale ‘’Proaqua’’ në Strugë.

Të zgjedhurit e popullit këtë pikë të propozuar e shtynë për seancën e radhës. Ndërkohë, jozyrtarisht Portalb mëson se këshilltarët e Strugës kanë kërkuar që për këtë çështje njëherë të shprehej Këshilli komunal i Ohrit, pastaj ai i Strugës për faktin që kjo Ndërmarrie është në pronësi të dy Komunave.

Ndërkaq para disa muajve për rreth 370 mijë euro Komuna e Strugës shiti  godinën e ”Proaqua” që ndodhet përskaj lumit Drini i Zi. Ndërsa objekti tjetër që ndodhet disa metra larg kësaj godine që tani komuna planifikon ta shesë, nuk ishte pjesë e këtij tenderimi për arsyen se figuron si pronë e Ndërmarrjes publike ndërkomunale “Proaqua”, për shitjen e të cilit duhet të japë pëlqim edhe Këshilli i Komunës së Ohrit dhe ai Strugës, në cilësinë e bashkëthemeluesit të kësaj ndërmarrje.

Shitja e objekteve administrative të kësaj ndërmarrje nga ana e Komunës së Strugës shihet si një mundësi që kjo kompani  të lirohet nga këto prona para përfundimit të procesit të koncesionimit që pritet të ndodhi në një kohë të afërme./Portalb

Exit mobile version