Site icon PORTALB

Makedonija Pat, nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit

Makedonija Pat, nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit

Makedonija Pat, nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit

Jo zyrtarisht siç mëson Portalb në Ndërmarrjen Makedonija Pat, përfaqësimi i shqiptarëve nuk kënaq parimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (MKO). Shqiptarët në këtë institucion nuk janë të përfshirë as 15 për qind.

Por drejtori i kësaj ndërmarrje Gajur Kadriu, thotë se nuk janë të kënaqur me numrin e shqiptarëve duke mos dashur të precizoj me shifra.

‘Në këtë moment është duke u zhvilluar largimi i tepricës apo punëtoreve të suficitit siç thuhet ndryshe. Në këtë moment dita ditës ndryshon numri, por janë më shumë që shkojnë në suficit edhe nja 15 apo 20 ditë do të dimë numrin e saktë, sa janë ose si janë. Ndërmarrja jonë është e përfshirë në tërë territorin e Maqedonisë. Derisa të mbaroje suficiti nuk mund të japim numër të saktë. Tash janë larguar rreth 220 të punësuar të cilët janë marrë prej institucioneve tjera, përqindja e shqiptarëve është më e ulët në atë suficit. Po edhe më para nuk ka pasur por më mirë është në fund të japim përgjigje për këtë çështje. Jo 25 përqindëshi nuk është arrit asnjëherë, prej kur kam ardhur unë s’ka qenë asnjëherë. Por tash në suficit pas mbarimit do të flasim për këtë atëherë do të shohim edhe ku ka nevojë diçka të gjejmë mundësi të përmirësojmë numrin e shqiptarëve këtu’ tha Kadriu.

Gjatë vitit që e lamë pas, Makedonija Pat, ka arritur të realizoj gjithë plan programin e saj, ndërsa për vitin që nisëm, ende nuk është hartuar plan programi, tha ai.

‘Gjatë vitit 2012 arritëm të realizojmë programin për 99 për qind për të mos thënë 100 për qind. Gjitha projektet arritëm ti realizojmë maksimalisht. Vitin 2013 ende nuk ka kaluar programi, presim prononcimin prej anës së ndërmarrjes së re publike e cila është formuar këto ditë, varësisht prej kësaj do ta bëjmë një program, po punojmë në atë drejtim, të caktojmë se kur ndërmarrja jonë do të marrë pjesë në ndërtime’ nënvizoi Kadriu./Portalb

Exit mobile version