Site icon PORTALB

RMV, 5 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë – 159 raste të reja

Klinika për Sëmundje Infektive, koronavirus

Klinika për Sëmundje Infektive,Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon që në 24 orët e fundit 5 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 159 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 212 janë shëruar. Me këtë, numri I përgjithshëm i rasteve ka arritur në 14.163, prej të cilëve 10.933 janë shëruar, 590 kanë vdekur, ndërkaq 2.640 të tjerë vazhdojnë ta kenë aktiv virusin, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një paciente 61-vjeçare nga Shkupi, dy pacientë nga Dibra (43 dhe 86-vjeç), një pacient 62 –vjeçar nga Kërçova dhe një pacient 70-vjeçar nga Demir Hisari. Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 2.018 testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 145.705 testime për KOVID-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version