“Trio Darabuka”: Punoni vazhdimisht, suksesi do të vijë vetë

Një muzikë e mirë është kënaqësi për njerëzit që e dëgjojnë. Muzika është shprehja e mendimeve dhe ndjenjave përmes tingujve që na mundësojnë muzikant të ndryshëm. Ashtu siç kanë arritur vite me radhë të mundësojnë dhe grupi nga Tetova “Trio Darabuka”, të cilët në intervistë për Portalb përcollën një mesazh motivues për lexuesit. Punoni vazhdimisht, suksesi do të vijë vetë, thanë ato.

Grupi muzikor “TRIO DARABUKA”

Për ata që se dinë, kush është “Trio Darabuka” dhe si erdhi deri te bashkimi i grupit?
Së pari, ju faleminderit që keni gjetur kohë për të realizuar këtë intervistë me grupin tonë. Grupi jonë është themeluar në vitin 2011 nga anëtari dhe menaxheri i grupit Xhavit Halimi dhe ka të bëjë me muzikë moderne orientale më shumë i fokusuar në mbrëmjet  rinore dhe dasmat moderne. Grupi jonë që nga fillimi ka pasur bashkëpunim me DJ të ndryshëm por anëtarët kryesorë janë Xhavit Halimi dhe Metin Shaqiri ndërsa, që nga viti 2016 kemi bashkëpunim me DJ NiKK i cili është DJ me influencë dhe me përvojë në industrinë e muzikës.

Grupi muzikor “TRIO DARABUKA”, gjatë mbrëmjeve festive

A mendoni se e keni arritur aty ku keni dëshiruar dhe a keni pasur mbështetjen e njerëzve?
Që nga themelimi i grupit deri më sot ne si grup kemi pasur afër 700 mbrëmje rinore (party) dhe përafërsisht 1000 e më shumë dasma moderne, kjo do të thotë se kemi sukses por, qëllimi kryesor dhe strategjia që e ndjekim na nxit të punojmë më shumë në stilin e muzikës dhe të arrijmë të jemi në listat botërore. Shumicën e mbrëmjeve që kemi marrë pjesë  kemi pas bashkëpunim me këngëtarë të ndryshëm që janë të njohur në estradën shqiptare. Sa i përket mbështetjes së njerëzve, po kemi pasur mbështetje nga rrethi i ngushtë dhe familja si çdo fillim normalisht se ka qenë e vështirë për të arritur të kemi vëmendjen e masës, me kalimin e kohës kemi pas përkrahje më të madhe edhe nga njerëzit që si kemi njoh, ka pas raste që njerëzit kanë ardhur me dëshirë që të fotografohen dhe kjo neve na ka bërë që sado pak të ndjehemi se kemi arritur diçka në punën që e bëjmë.

Grupi muzikor “TRIO DARABUKA”, në një dasmë

Si dhe sa ka ndikuar pandemia për ju si grup, duke marrë parasysh se manifestimet si dasmat dhe të tjera kanë qenë të ndaluara?
Si çdo grup, këngëtarë/e, muzikant, etj. Edhe ne kemi pasur anulime të shumta, vetëm në muajt korrik dhe gusht të këtij viti kemi pasur 60 data qoftë dasma apo mbrëmje rinore dhe normalisht janë anuluar për shkak pandemisë por, ama kjo neve nuk na ka ndal sepse për vitin 2021 prej tash kemi interesim dhe rezervime të shumta dhe ky fakt neve na motivon që të punojmë sa më shumë dhe të përgatitemi për vitin tjetër. Sa i përket pandemisë ne si grup kemi hartuar një koncept të ri për dasmat moderne, e cila përshtatet me të gjitha protokollet dhe rregullat që është paraparë nga Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Grupi muzikor “TRIO DARABUKA”

Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?
Planet tona janë që të arrijmë në tjetër nivel në muzikë dhe të përhapemi dhe të performojmë në qytete të ndryshme të botës.

 

 

Grupi muzikor “TRIO DARABUKA”

Çfarë mesazhi mund të
jepni për të rinjtë?

Mesazhi jonë për të gjithë ata që kanë eufori dhe energji për të bërë muzikë është të mos ndalen dhe të ndjekin rrugën edhe atë ndjenjën pozitive që  e kanë në zemër, pa sakrificë dhe pa punë të lodhshme sukses nuk ka, andaj mesazhi jonë është që të mos ndalen dhe të punojnë vazhdimisht, suksesi do vijë vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button