Site icon PORTALB

Me ndihmën e luanit Çaka, janë kapur katër persona që mbrëmë kanë hyrë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Luani Çaka

Luani Çaka

Katër persona mbrëmë rreth orës 01:30 kanë hyrë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit. Nuk është vjedhur asgjë, e as nuk është shkaktuar dëm material pasi që roja e kopshtit menjëherë ka reaguar, a janë kapur pasi ulërima luanit të bardhë Çaka i ka zbuluar se ku janë, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Gjorgji Galetanovski për SDK thotë se pas paraqitjes së rojës, Policia menjëherë ka arritur në kopsht dhe i ka arrestuar personat.

“Personat kanë hyrë në kopsht duke e kapërcyer gardhin te barakat e Qytetit të Shkupit. Policia dhe roja i kanë takuar te vendi ku jeton luani i bardhë Çaka, i cili për momentin ka qenë në vendbanimin e jashtë. Luani i ka parë personat, është afruar te gardhi dhe ka filluar fuqishëm të ulërijë. Ai ka qenë sinjal për policinë që më lehtë t’i gjejë, pas së cilës janë arrestuar”, thotë Galetanovski.

Galetanovskii ka arritur në Kopshtin Zoologjik kur policia i ka kapur personat dhe thotë se kanë qenë të frikësuar dhe dridheshin nga reagimi i luanit Çaka.

“Nuk e di motivin se pse kanë hyrë në ora 01:30 pas mesnatës në kopsht. Ua lë Policisë që ta pastrojë rastin”, thotë Galetanovski.

Kopshti Zoologjik u vodh vjet më 1 maj. Atëherë vjedhësit morën një pjesë të pajisjeve me të cilat është mirëmbajtur kopshti.

Exit mobile version