Site icon PORTALB

8 futbollistë me Covid-19 te gjiganti anglez

Çelsi ka marrë një goditje të fortë ditët e fundit. Sipas mediave britanike gjithsej 8 futbollistë të “Bluve” të Londrës janë infektuar me koronavirus, transmeton OraNews.

Tami Abraham, Mejzën Maunt, Kristian Pulisiç, Fikajo Tomori, Zhorginjo, Ros Barkli, Emerson and Miçi Batshuai bëhen me dije se janë 8 lojtarët që kanë marrë COVID-19.

Ndërkohë, “Daily Mail” shton gjithashtu se 4 lojtarët e parë në listë e kanë marrë koronavirusin gjatë pushimeve në Mikonos të Greqisë.

Aktualisht, tetë futbollistët janë vetëizoluar në banesat e tyre.

Exit mobile version