Këshilltari i BDI-së dhe vëllai i tij ofrojnë nga 10 mijë euro për t’u liruar nga paraburgimi

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, Nefi Useini dhe vëllai i tij kanë ofruar nga 10 mijë euro si garancion për t’u liruar nga paraburgimit.

Ata kërkojnë që masa e paraburgimit të zëvendësohet me një masë më të butë, por kjo kërkesë është kundërshtuar nga prokuroria.

Ndryshe, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, është në paraburgim në Ohër, kishin raportuar nga MPB-ja. Gjithashtu ishte arrestuar dhe vëllai i tij. Ata janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Gjatë javës së kaluar, Gjykata e Ohrit ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve për këshilltarin e BDI-së në Komunën e Ohrit dhe vëllain e tij. Këshilltari Nefi Useini dhe vëllai i tij akuzohen në lidhje me incidentin që ka ndodhur përpara një hoteli në Ohër.

Gjatë fundjavës, denoncuesi i incidentit, nga ana tjetër, ka dalë me deklaratë të kundërt, shkruan Ohri 1. Avokati i Spirko Topalloskit nga Ohri, sot ka dërguar një letër të shkruar në të cilën e përcjell deklaratën nga Topaloski për ngjarjen e pakëndshme, por me një përmbajtje të ndryshme nga ajo që fillimisht e ka raportuar klienti i tij dhe sipas së cilës vepron policia. Në deklaratën e sotme ai thotë:

Gjatë vitit të kaluar, policia në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike kishin hyrë në kompaninë e këshilltarit Nefi Useini.

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button