Site icon PORTALB

RMV, 7 persona të infektuar me KOVID-19 ndërruan jetë – 89 raste të reja

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit 7 persona të infektuar me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 89 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 215 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 585, të infektuarve në 14.004, të shëruarve në 10.722, ndërkaq për momentin ka 2.697 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë tre pacientë nga Shkupi (72, 84 dhe 65-vjeç), një 65-vjeçar nga Prilepi, një 62-vjeçar nga Tetova, një 74-vjeçar nga Gostivari dhe një 58-vjeçar nga Kërçovë. Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.529 teste, ndërkaq prej fillimit të pandemisë janë bërë 143.687 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version