Site icon PORTALB

Audi R8 nëse blen një apartament në Dubai

Audi R8 nëse blen një apartament në Dubai

Dubai

Një automobil Audi “dhuratë” për kë ble një apartament. Kjo është çfarë ofron një shoqëri imobiliare e Dubait në Emiratet e Bashkuara arabe, në fushatën e tij elektorale për promocion për  2013.

Në një shënim të shpërndarë nga shoqëria, “Damak Immobiliare”, lexohet që “Oferta promocionale vlen për atë që ble apartament me pamje nga Panairi i Marketingut” në Dubai.

Siti web i televizionit al Arabiya, që vë në dukje ofertën, nuk bën publike çmimet e shitjes së apartamenteve. Por bëhet fjalë për apartamente ekstraluksozë në ndërtesa super moderne pranë zonës së “Dubai Marine” dhe “Burj Dubai”, grataçela më e lartë në botë. 

Ja si është artikuluar “paketa e ofertave”, për të thithur klientelën: një R8, kupa sportive e shtëpisë automobilistike gjermane Audi për kë ble një apartament me 3 dhoma gjumi; një A6 për dy dhoma; dhe A4 për kë ble një apartament të vogël vetëm me një dhomë gjumi./Portalb

  

Exit mobile version