Site icon PORTALB

Trump kërkon test të dopingut përpara debatit me Biden

Trump-Biden Foto AFP

Presidenti amerikan Donald trump ka deklaruar se do të kërkojë test dopingu para debatit me Joe Biden, sepse ka dyshime për shëndetin e kundërshtarit të tij demokrat.

Pa paraqitur dëshmi për atë pretendim, Trump tha në intervistë për “The Uashington Ekzemajner” se ishte intriguar nga përmirësimi i papritur i Bajdenit, 77 vjeç, në debatet e fushatës parazgjedhore të demokratëve.

Siç transmeton BBC, Trump shprehu befasi për suksesin e Bajdenit në debatin e fundit me Bernie Sanders në muajin mars, transmeton MIA.

“E pashë në debate me të gjithë ata njerëz. Nuk e di se si mund të ishte jokompetent, ndërsa kundër Bernie ishte në rregull”, tha Tramp.

Exit mobile version