Site icon PORTALB

RMV, u verifikuan mandatet e tre deputetëve që do të zëvendësojnë ministrat e ardhshëm, seancën e braktisën edhe ASH-ja dhe Alternativa

Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi

kuivend parlament Parlamenti i RMV, Seanca konstituive,

Me verifikimin e mandatit të Belkisa Zeqirit e cila vjen në vend të Radmilla Shekerinskës, deri tani janë verifikuar mandatet e tre deputetëve të rinj që janë zgjedhur në vend të Zoran Zaevit, Lupço Nikollovskit dhe Radmilla Shekerinskës, transmeton MIA.

Kuvendi ka konstatuar edhe dorëheqjen e Oliver Spasovskit nga funksioni i deputetit me çka përsëri pritet raport nga KSHZ-ja dhe verifikimi i mandatit të deputetit të ri.

Mbetet e njëjta procedurë të zbatohet edhe për Nikolla Dimitrovin, Milla Carovskën dhe Jagoda Shahpaskën nga LSDM dhe Naser Nuredinin nga BDI.

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës e kanë braktisur seancën me arsyetimin se veçmë 12 orë janë në Kuvend dhe kërkesën të vazhdohet me punë nesër në orën 9 ku kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka thënë se dhoma ligjvënëse do të punojë derisa ka shumicë adekuate.

Para kësaj, seancën e kanë lëshuar edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe “Të Majtës”.

Gjatë ditës së sotme janë konstatuar edhe dorëheqjet e Florin Besimit, vëllait të Fatmir Besimit i cili është propozuar për ministër të Financave. Në vend të tij është verifikuar mandati i deputetit të ri nga radhët e BDI-së, Bedri Fazliu.

Exit mobile version