Site icon PORTALB

RMV, 4 persona me KOVID-19 ndërruan jetë – 87 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 78 raste të reja me KOVID-19, katër persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 40 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 13.673, të shëruarve 10.150, të vdekurve 568, ndërkaq për momentin ka 2.995 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë, dy pacient me KOVID-19 nga Gostivari në moshë 71 dhe 82-vjeçare dhe një paciente nga Tetova në moshë 73-vjeçare. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, ndërkaq njëri në kushte jashtëspitalore. Ka ndërruar jetë edhe një paciente nga Kumanova në moshë 68-vjeçare, e pranuar në Ambulancën e Klinikës Infektive pa reagim zemre, a pas tentimit për reanimim është konstatuar vdekja”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV

Në 24 orët e fundit janë bërë 860 teste, ndërkaq prej fillimit të pandemisë janë bërë 138.325 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version