Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) u ka urdhëruar mjekëve gjinekologë që të afishojnë në ordinancat e tyre njoftimin se kontrollet për eko dhe kolposkop do të jenë falas nga fillimi i këtij muaji.
Sipas zyrtarëve të Fondit, gjinekologët nuk guxojnë t’u marrin më shumë se 150 denarë participim për testin mikrobiologjik dhe për pap test.
“Kjo masë është në të mirën e të siguruarve për të mos qenë të manipuluar”, kanë theksuar nga FSSH.
Por mjekët kanë kundërshtuar kërkesën e FSSH-së për të afishuar njoftimin, megjithëse kanë bërë të ditur se do të respektojnë ndryshimet e reja ligjore./Portalb