Site icon PORTALB

Shqiptarët të diskriminuar nga ligji i ri i MPJ-së

Ministria e punëve të jashtme

Ministria e punëve të jashtme

Ministria e punëve të jashtme në të ardhmen do të ketë ligj të ri me të cilin do të punojë në të ardhmen. Ndryshimet janë thelbësore dhe përveç disa risive pozitive që shihen me ligjin e ri, në shumicën e ligjeve të propozuara shqiptarët do të jenë të diskriminuar, njofton agjencia e lajmeve “Zhurnal”. 

Në të ardhmen të punësuarit që kanë të përfunduar fakultet në MPJ do të jenë diplomatë dhe jo nëpunës shtetërorë siç ishin deri më tani. 

Ngritja në karrierë do të bëhet me gradat diplomatike të cilat do të duhet të kalohen nga titulli atashe deri në titullin ambasador që për të arritur deri te titulli më i lartë do të duhet hiq më pak se 27 vite. 

Me ligjin e ri shqiptarët nuk janë të sigurtë se do të aplikohet në të ardhmen Marrëveshja e Ohrit dhe përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike gjatë avancimit të të punësuarve, gjatë shkuarjes nëpër mandate në ambasadat e Maqedonisë si dhe gjatë punësimeve të reja, pasi në ligj nuk obligohet MPJ të punojë në bazë të kësaj Marrëveshje, por vetëm parashihet që ajo ta respektojë atë pa qenë e obliguar të punojë në të gjitha nivelet sipas Marrëveshjes së Ohrit. 

Puna e ambasadorëve do të vlerëoshet parimisht sipas aktiviteteve ekonomike dhe jo atyre politike. 

Në Komisionet të cilat do të bëjnë vlerësimin e punës se ambasadorëve nuk parashihet se duhet të ketë përfaqëism të drejtë të bashkësive etnike, që lihet hapësirë në të ardhmen për manipulime dhe vlerësime sipas dëshirave dhe egove politike. 

Ambasadorët do t’i notojë një komision prej pesë anëtarëve të përbërë nga MPJ-ja, Qeveria dhe kabineti i presidentit të shtetit. 

Sekretari shtetëror, sipas ligjit të ri, nuk do të jetë diplomat profesionit nga radhët e MPJ-së, por do të emërohet nga qeveria, që nënkupton se do të jetë figurë politike dhe automatikisht do të fitojë titullin ambasador. Ai për punën e tij do të përgjigjet para qeverisë dhe ministrit. 

Edhe me ligjin e ri parashihet se përparësi do të kenë ambasadorët nga radhët e politikës dhe jo nga radhët e stafit profesional të diplomatëve brenda MPJ-së. 

Diplomatët profesionistë do të duhet të dinë më së paku dy gjuhë nga gjuhët që fliten në OKB dhe të presin me vite të tëra për t’u avansuar, kritere që nuk vlejnë për zgjedhjet dhe emërimet politike. 

Propozim ligji i ri ka arritur në Kuvend dhe siç mëson “Zhurnal”, ky version i ligjit ka marrë edhe mbështetjen e partisë shqiptare në qeveri.  

Linku ku do të mund të gjendet propozim ligji për punën e MPJ-së: http://www.ener.gov.mk/default.aspx?item=pub_regulation&subitem=ria&itemid=KGkg/xX3yH3x8uzh4EqS4A==

Exit mobile version