Site icon PORTALB

MSH: Është zvogëluar numri i intervenimeve të Urgjencës te personat në gjendje të alkoolizuar dhe pas aksidenteve

Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski

Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski

Sipas të dhënave statistikore të Shërbimit për Ndihmë Mjekësore Urgjente (NMU), në periudhën nga janari deri në korrik të këtij viti, dukshëm është zvogëluar numri i intervenimeve tek personat në gjendje të alkoolizuar dhe personat e lënduar në aksidente në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Kjo i referohet frekuencës së zvogëluar të lëvizjes dhe masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga 1 janari deri më 31 korrik të këtij viti, siç thuhet, janë regjistruar intervenime tek pesë fëmijë deri në 18 vjeç në gjendje të alkoolizuar, ndërsa në vitin 2019 janë regjistruar intervenime tek 20 fëmijë. Është zvogëluar edhe numri i intervenimeve tek personat e moshës prej 20 deri 40 vjeç, nga 84 në 58 dhe tek personat prej 40 deri në 60 vjeç, prej 159 në 133, transmeton MIA.

Ndryshe, vetëm në mars janë regjistruar gjithsej 43 intervenime tek personat në gjendje të alkoolizuar. Për krahasim, këtë muaj vitin e kaluar ka pasur 75 intervenime apo mbi 32 më shumë.

Është vërejtur edhe ulje e numrit të personave të lënduar në aksidente. Në mars të këtij viti, ka pasur gjithsej 87 persona të lënduar në aksidente, që është për 23 persona më pak në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar ndërsa në prill në aksidente janë lënduar 60 persona, ose për 45 më pak në krahasim me muajin prill vitin e kaluar, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Exit mobile version