Site icon PORTALB

Ohër, gjendet një trup i pajetë, mbetet i paidentifikuar

Trupi i pajetë i një njeriu të moshuari, dje rreth orës 14.00 u gjet në Ohër

Trupi i pajetë i një njeriu të moshuari, dje rreth orës 14.00 u gjet në Ohër

Trupi i pajetë i një njeriu të moshuari, dje rreth orës 14.00 u gjet në lagjen “Vojvoda Karposh’’ në Ohër. Trupin e viktimës e ka vërejtur një mjek i Ndihmës së shpejtë, i cili edhe e raportoi rastin.

Menjëherë për këtë rasti u formua ekipi i inspektimit i përbërë nga anëtarë të policisë, Gjykatësi hetues si dhe prokurori publik, të cilët dolën në vendngjarje. Sipas informatave paraprake nga hetimi, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur gjurmë të dhunës.

I ndjeri nuk është identifikuar, dhe deri tani në polici nuk është raportuar për asnjë person të humbur. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër apelojnë deri te qytetarët nëse ata kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë për të përcaktuar identitetin e të vdekurit, të thirrin në numrin 192./Portalb

Exit mobile version