Site icon PORTALB

Në Kroaci sërish numër rekord i të infektuarve nga Kovid-19

Korona virusi, Photo: Flickr

Në 24 orët e kaluara në Kroaci janë regjistruar 360 raste të reja të Kovid-19, që për të katërtën ditë me radhë është numër rekord i personave të prekur, shkruan Mia.mk.

Nga pasojat e koronavirusit ndërroi jetë një njeri, me çka numri i përgjithshëm i të rasteve të vdekjes është 170.

Në Kroaci për momentin janë 2.052 raste aktive, prej të cilave 143 janë hospitalizuar ndërsa 12 pacientë janë në respirator.

Nga 25 shkurti kur është regjistruar rasti i parë i Kovid-19 në Kroaci deri më sot janë regjistruar 7.900 persona të infektuar.

Exit mobile version