Site icon PORTALB

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Çeki: Ika për shkak të presionit nga Mijallkov

Igor Ilievski

Igor Ilievski

Arsyeja kryesore pse u largova nga Çekia ishte aktiviteti i koordinuar i shefit të policisë sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijalkov me “miqtë” e tij të cilët janë shumë mirë të organizuar në Çeki, deklaron ish-ambasadori i Maqedonisë në Çeki, Igor Ilievski.

Ai përkujton se vitin e kaluar më 17 shtator i është rrëmbyer djali, ndërsa si iniciues të këtij veprimi ai e përmend avokatin çek të cilin e kanë quajtur “avokati i djallit”. Vitin e kaluar, në një konferencë për shtyp ai akuzoi se fëmijën ia ka marrë bashkëshortja e tij me ndihmën e një zyre të avokaturës dhe agjencie të sigurimit.

Për gazetën Fokus, Ilievski thotë se Mijalkov ka ushtruar presion tejet të madh mbi ministrin Poposki dhe kryetarin Ivanov që të heqin duar nga ky rast, ndërsa arsyet kryesore kanë qenë të karakterit gjeopolitik dhe për shkak të fitimit të tij personal financiar./Portalb

Exit mobile version