Site icon PORTALB

6 persona me KOVID-19 nga RMV ndërruan jetë, 159 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 159 raste të reja virusin korona, 75 persona janë shëruar, ndërsa 6 të tjerë kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13.458, numri i të shëruarve 10.052, ndërkaq numri i të vdekurve në 563, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë katër pacient nga Shkupi në moshën 77, 80, 85 dhe 86 vjeç, një pacient nga Gostivari në moshën 61 vjeç dhe një pacient nga Shtipi në moshën 76 vjeç”- thonë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 1733 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version