Site icon PORTALB

Hillary Clinton lë spitalin

Hillary Clinton

Hillary Clinton

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se sekretarja Hillary Clinton ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku është trajtuar nga tromboza në kokë. 

Në deklaratë thuhet se mjekët e Clintonit besojnë se ajo “po bën përparim të mirë” dhe se “do të shërohet plotësisht”, trasnemton REL.

Clinton është fotografuar duke lënë spitalin me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton, dhe vajzën e tyre, Chelsea.

Sekretarja 65 vjeçe është pranuar të dielën në spital, për të trajtuar trombozën në mes të trurit dhe kafkës./Portalb

Exit mobile version