Site icon PORTALB

Turqi, janë sekuestruar mbi 1,5 milion rrënjë kanabis

Forcat turke të sigurisë sekuestruan më shumë se 1,5 milion rrënjë kanabis në Turqinë lindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekuestrimi u zhvillua gjatë një operacioni antidrogë të kryer nga ekipe të xhandarmërisë në një fshat të provincës Van për të ndaluar trafikimin e drogës nga grupi terrorist PKK dhe për të nxjerrë autorët para drejtësisë, thanë autoritetet në një deklaratë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Exit mobile version