Site icon PORTALB

Erdogan sërish apeloi që familjet të kenë së paku tre fëmijë

Kryeministri turk theksoi se Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, si parti konservatore, dëshiron familje me shumë fëmijë

Kryeministri turk theksoi se Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, si parti konservatore, dëshiron familje me shumë fëmijë

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan sot sërish apeloi që çdo familje të ketë së paku tre fëmijë.

“Duam familje të fuqishme me së paku tre fëmijë. Një fëmijë do të thotë falimentim, dy fëmijë do të thotë falimentim, por nëse familjet turke kanë nga tre fëmijë do të përmirësohen gjërat. Ishim komb me popull të ri, por gradualisht po plakemi”, theksoi Erdogan. 

Kryeministri turk theksoi se Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, si parti konservatore, dëshiron familje me shumë fëmijë. /portalb/

Exit mobile version