Site icon PORTALB

Liverpooli transferon Sturridge

Sturridge ka nënshkruar një kontratë afatgjate me The Reds

Sturridge ka nënshkruar një kontratë afatgjate me The Reds

Liverpooli ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Chelseat, Daniel Sturridge, ka njoftuar klubi nga Anfield në faqen zyrtare të tij.

 Sturridge ka nënshkruar një kontratë afatgjate me The Reds, por nuk janë precizuar detajet kontraktuale siç janë detajet financiare.

“Jam tejet i lumtur që jam këtu. Menaxheri më ka thënë se më dëshiron këtu për një kohë të gjatë dhe unë e shoh edhe veten këtu për një kohë të gjatë. Unë nuk kam nënshkruar me Liverpoolin për t’u larguar pas një viti ose dy”.

“Jam në klubin më të madh në botë me tifozët më të mirë në botë. Është fantastike”, ka deklaruar Sturridge./portalb/

Exit mobile version