RMV, Ish-ministrja : Pas gjashtë viteve në politikë, kthehem në profesionin tim
Në qeverinë e fundit ku kryeministër ishte Zoran Zaev, Renata Deskoska ishte ministre e arsimit dhe ministre e drejtësisë nga radhët e LSDM-së. Pas publikimit të emrave për ministra, ajo e publikoi qëndrimin e saj se do të kthehet në punën arsimore dhe profesionale, transmeton Portalb.mk.
“Pas 6 vjetëve pjesëmarrje aktive në politikë, vendosa të kthehem në profesionin tim dhet’I përkushtohem punës arsimore dhe profesionale”, deklaroi Deskoska.
Ajo falënderoi dy ish-kryeministrat, Zoran Zaev dhe Oliver Spasovskin.
“Sot mandatari Zaav ka prezantuar ekipin për qeverinë e ardhshme, ku ka ministra me përvoje që mëe sukses I kanë udhëhequr resoret e tyre dhe emra të rinj që janë të dëshmuar në angazhimet që I kanë pasur”, vlerësoi Deskoska.
Renata Deskoska në vitin 2014 dhe 2016 ishte deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke ardhur nga bota akademike, si ligjëruese në Fakultetin Juridik në Shkup.
Ndryshe, nga radhët e LSDM-së në qeverinë e re në pozicionet ministror do të jenë:
Lupço Nikollovski – zëvendëskryeministër
Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi
Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes
Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë
Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës
Boja Marishiq – ministër i Drejtësisë
Bllagoj Bçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Irena Stefoska – ministre e Kulturës