Site icon PORTALB

Premier Ligë: 14 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19

Speciale: Lista e skuadrave më “Fair-Play” në Premier League

Premier League

Numri i testeve pozitive me Kovid-19 në Premier Ligë është rrit ndjeshëm fundjavën e kaluar, transmeton MIA.

Sipas “Telegrafit”, 12-të klubet të cilat tashmë kanë filluar trajnimin e tyre para sezonit, kanë paraqitur gjithsej 14 raste të tilla.

Ky trend pritet të intensifikohet në javët e ardhshme, për shkak të faktit se shumë nga lojtarët ishin me pushime nën shoqërim të mëdha duke u argëtuar në plazhet e Ibizas, Mikonos dhe destinacione të tjera të ngjashme.

Numri nuk duhet të nënvlerësohet duke marrë parasysh faktin se gjatë gjithë

“Projekt Restart” në Premier Ligë u regjistruan vetëm 30 rezultate pozitive nga rreth 35.000 teste të kryera.

Sezoni i ri në Premier Ligë fillon në më pak se një muaj – më 12 shtator.

Exit mobile version