Site icon PORTALB

Dy persona nga Kumanova me KOVID-19 ndërruan jetë, 108 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 108 rate të reja me KOVID-19, 112 janë shëruar, ndërkaq dy të tjerë kanë vdekur. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13.076, të shëruarve në 9.652, të vdekurve në 551, ndërkaq për momentin kemi 2.900 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë dy pacientë të infektuar me KOVID-19 nga Kumanovë, të moshës 64 dhe 72-vjeçare në kushte spitalore”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.902 testime për KOVID-19, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 130.840.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version